TIRANË- Moti ditën e sotme pritet të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta shiu gjatë ditës. Temperaturat në orët e mëngjesit do të luhaten nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa era do të jetë e lehtë, me shpejtësi rreth 3 m/s.
Sipas MeteoAlb, gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat pritet të arrijnë në 16-18 gradë Celsius, ndërsa do të ketë intervale me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje, termometri pritet të shënojë rreth 15 gradë Celsius, me mundësi të vogël për reshje.
