Viti i ri shkollor, info e detajuar për qarkun Elbasan

 

Qarku i Elbasanit e ka nisur zyrtarisht vitin e ri shkollor 2026–2027 me risi të rëndësishme në infrastrukturën arsimore, por edhe me shifra interesante të regjistrimeve të nxënësve të rinj në të gjitha Zyrat Vendore Arsimore (ZVA) të territorit.

Përmirësimi i kushteve mësimore, sfidat e rënies apo rritjes së demografisë në zona të ndryshme dhe hapja e dyerve të institucioneve të reja përbëjnë panoramën kryesore të këtij fillimviti.

Infrastruktura arsimore në Elbasan: Tre godina të reja

Nxënësit dhe mësuesit e Elbasanit janë ulur sot në bankat e shkollës në kushte bashkëkohore. Viti i ri shkollor sjell tri godina arsimore tërësisht të reja dhe një tjetër në proces rikonstruksioni:

  • Gjimnazi “Dhaskal Todri”

  • Shkolla speciale “Zëra Jete”

  • Shkolla 9-vjeçare e fshatit Shushicë

Panorema e regjistrimeve sipas ZVA-ve në Qarkun e Elbasanit

1. ZVA Elbasan

Pavarësiht një rënieje të lehtë të numrit të përgjithshëm të nxënësve, asnjë shkollë nuk është mbyllur.

  • Klasa e parë: 1 050 nxënës.

  • Klasa e dhjetë (X): 1 148 nxënës.

2. ZVA Librazhd

Ndryshe nga prirja e përgjithshme, kjo zonë shënon rritje të ndjeshme të numrit të nxënësve.

  • Klasa e parë: 173 nxënës (rritje e lehtë krahasuar me vitin 2025–2026).

  • Klasa e dhjetë (X): 258 nxënës (nga 165 që ishin një vit më parë).

3. ZVA Prrenjas

Viti i ri shkollor nis me rreth 60 nxënës më pak në total për këto cikle krahasuar me vitin e kaluar.

  • Klasa e parë: 175 nxënës (nga 200 një vit më parë).

  • Klasa e dhjetë (X): 250 nxënës (pa ndryshim nga viti i kaluar).

4. ZVA Cërrik

Paraqet një ulje të lehtë të regjistrimeve në ciklin fillor, por rritje në arsimin e mesëm të ulët/lartë.

  • Klasa e parë: 139 nxënës (nga 173 që ishin në vitin 2025–2026).

  • Klasa e dhjetë (X): 115 nxënës (nga 107 një vit më parë).

5. ZVA Peqin

Shënohet një rritje pozitive në të dyja ciklet kryesore të regjistrimeve të reja.

  • Klasa e parë: 101 nxënës (nga 95 vitin e kaluar).

  • Klasa e dhjetë (X): 90 nxënës (nga 73 vitin e kaluar).

6. ZVA Belsh

Paraqet një ulje të lehtë në ulëset e para të shkollës, ndërsa gjimnazi ruan të njëjtat shifra.

  • Klasa e parë: 93 nxënës (nga 101 vitin e kaluar).

  • Klasa e dhjetë (X): 97 nxënës (në të njëjtat kuota me vitin e kaluar).

7. ZVA Gramsh

Zonë tjetër që shënon rritje inkurajuese në numrin e fëmijëve që u ulën për herë të parë në banka.

  • Klasa e parë: 145 nxënës (nga 127 në vitin shkollor 2025–2026).

  • Klasa e dhjetë (X): 166 nxënës (nga 146 një vit më parë).