PEQIN — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë finalizuar operacionin e koduar “Gjurmët”, duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e katër rasteve të vjedhjeve të kryera në qytetet e Peqinit dhe Elbasanit, ku tre prej tyre kishin ndodhur gjatë javës së fundit.
Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe vënë në pranga dy autorët e dyshuar: shtetasit G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet të marrë me qira, që dyshohet se përdorej për lëvizjen dhe kryerjen e krimeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje të përdorura nga autorët gjatë ngjarjeve. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë.
Peqin/Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët”.
Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjeje në Peqin dhe Elbasan, 3 prej tyre të kryera gjatë javës së fundit.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.
Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
-G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që ata mund të kenë kryer.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.




