“Mos e ndërto avllinë këtu”! Ushtaraku nga Tirana vret dy vëllezër. Emrat

0
12

Vrasje e dyfishtë në Tiranë. Vriten dy vëllezër në Bathore të Kamzës nga një efektiv i Policisë Ushtarake.

Tre vëllezërit dhe efektivi Ngushëllim Manzi ishin fqinjë, ndërsa shkak për sherrin që nisi sot dhe degradoi në krim dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve.

Punonjësi ushtarak vrau dy vëllezërit dhe plagosi një tjetër, reagon policia!
Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana. Pasi është arrestuar, ky i fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë për krimin e rëndë, të cilin e kreu me armën e shërbimit.

Detaje/ Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz! (Emrat e viktimave dhe autorit)
Viktima kanë mbetur Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, rreth 48 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Ismailaj, rreth 44 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu