Trajneri i Kombëtares angleze LARGON gratë e futbollistëve, vendos skuadrën në shtetrrethim dhe… Anglisë në këtë Botëror i mungon pak ‘piper’

Ka diçka që i mungon këtij Botërori që Anglia e ëndërron t’a fitojë. Nuk janë 3 pikët me Ganën apo golat e Harry Kane. Nuk janë emrat e mëdhenj sepse skuadra e Tre Luanëve është plot me yje. Diskutimet rreth skuadrës së Thomas Tuchel janë vetëm për fushën, zgjedhjen e formacionit, nëse James apo Saka do të jenë në 100% të formës.

Gjithçka e rëndësishme, por edhe tepër e qetë. Anglisë në këtë Botëror i mungon pak ‘piper’. Atë që në edicionet e kaluara e siguronin bashkëshortet dhe të fejuarat e futbollistëve (WAGS) që shpesh ishin histori brenda historisë.

Dhe kështu lind pyetja, ku kanë përfunduar Wags? Mes partnereve të futbollistëve anglezë nuk ka emra të tillë si Victoria Beckham apo Coleen Rooney, personalitete që kishin shkëlqimin e tyre personal, sic ishte ish anëtarja e Spice Girls, apo që ditën të shfrytëzonin dritën e prozhektorëve të partnerëve të tyre për të qenë protagoniste në tabloidë. Kane, kapiteni i Anglisë është i martuar që në 2019 me Katie Goodland, nënën e fëmijëve të tij, që preferon të mbajë një profil të ulët. Historia më interesante e tyre është një foto me David Beckham kur ishin fëmije dhe kampi ku ishin njohur. Declan Rice është në lidhje me partneren e tij historike me Lauren Fryer. Bellingham së fundmi është parë me Ashlyn Castro, modele dhe influencer me 600 mijë ndjekës në Instagram, por jo ndonjë personazh kopertinash.

Ato që kanë ndihmuar Anglinë që të qëndrojë larg skandaleve janë historia dhe zgjedhjet e Tuchel; asnjë bashkëshorte apo e fejuar në grumbullim, vetëm 1 ditë dedikuar familjes pas çdo ndeshjeje. Për më tepër Anglia ka zgjedhur Kansas City për bazën e saj që nuk është New York, Los Angeles apo Miami përsa i përket argëtimit.

‘Qetësia është e rëndësishme-tregon Rice-nuk jemi në një qytet të madh, jemi në Kansas City dhe nuk ka shumë për të bërë. Jemi këtu, të gjithë të përqendruar dhe që nga momenti që kemi ardhur këtu, niveli është rritur’.

Gjëja më glamour që është parë të bëjnë futbollistët angleze? Nje mbrëmje në ndeshjen e Kansas City Royals, skuadër e MLB ose në koncertin e këngëtares së muzikës country Ella Langley gjithnjë me rikthim në orar në bazë për shtetrrethimin e imponuar nga Tuchel.

Edhe për këtë arsye, kohët e WAGS dhe historive kontroverse në grumbullimet e Anglisë uken shumë larg. E megjithatë nuk ka kaluar shumë nga 2006 kur bashkëshortet dhe të fejuarat e lojtareve u bënë më të rëndësishme se vetë futbollistët dhe tabloidët krijuan fjalën WAGS (bashkim i shkronjave të para wives and girlfriends) për t’i identifikuar.

Kansas City i tanishëm quhej Baden Baden, qytezë e qetë termale në Pyllin e Zi. E qetë përpara se të vinte Anglia, sigurisht. Prania e bashkëshorteve dhe të fejuarave të Tre Luanëve që në atë kohë drejtohej nga Sven-Göran Eriksson, personalitetet e tyre dhe liria që iu lejua krijuan një sërë historish të ndërthurura që BBC i transformoi në një dokumentar me titullin ‘Anglia 2006’

Vetë futbollistët tregojnë për netë të egra, festa pafund në lokalet e zonës, të përlasjeve dhe historive kontroverse që ‘ushqyen’ dhe pasuruan jo pak tabloidët. Në hotelin e Anglisë ishin vënë ekrane për të mbrojtur familjet nga paparazzët, por vetë bashkëshortet e lojtarëve i kërkuan të hiqeshin për t’u fotografuar më mirë. Ishte edhe nata e çmendur e vëllezërve Neville në një restorant italian me një faturë të barit prej 3500 eurosh dhe me një kopje të Kupës së Botës që e përdorën si mikrofon. në tabloide ishin notat për vajzat, kishte xhelozi dhe shpërqendrime, ditë për të bërë pazar të shoqëruara nga paparazzët, prindërit e Jamie Carragher kishin zënë një shtëpi duke e transformuar në një Liverpool të vogël. Ajo Angli nuk është më, u la pas krahëve në epokën Southgate dhe tani është vënë përfundimisht në librin e kujtimeve nga Tuchel dhe banda e tij e djemve të mirë. Ai version i Tre Luanëve nuk fitoi asgjë, e ndoshta hodhi poshtë rezultate të rëndësishme, por ama ishte gjithnjë në faqe e parë.