Tragjedia në Elbasan: Zbardhet njoftimi zyrtar i policisë. Rrjedhja e gazit shkaktoi shpërthimin fatal ku humbën jetën Hamit Ibro dhe Hatixhe Berisha

0
15

ELBASAN — Policia e Elbasanit ka nxjerrë njoftimin zyrtar përkatës mbi shpërthimin dhe zjarrin e rënë në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”, duke konfirmuar se pas orësh të tëra kërkimesh nga shërbimet e emergjencës, RENEA, Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit, rreth orës 00:40 u gjet trupi i pajetë i pronarit të banesës, 69-vjeçarit Hamit Ibro.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë humbi jetën në vendngjarje edhe fqinja e tij, 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, ndërsa 10 banorë të tjerë pësuan lëndime dhe morën ndihmë mjekësore në spital përpara se të dilnin nga ambientet spitalore. Ngjarja la pas dëme të shumta materiale në strukturën e godinës.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe nën drejtimin e Prokurorisë, kanë kryer veprimet e para në terren ku paraprakisht dyshohet se shpërthimi dhe zjarri pasues janë shkaktuar nga prania e tepërt e gazit në banesën e 69-vjeçarit.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon këqyrjen e detajuar në vendin e ngjarjes dhe veprimet e tjera procedurale për të zbardhur me saktësi shkakun teknik të shpërthimit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për zjarrin në katin e tretë të pallatit në lagjen “Qemal Stafa”, informojmë se pas disa orësh kërkimesh intensive, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile dhe Zjarrfikësit, u gjet, rreth orës 00:40, trupi i pajetë i pronarit të banesës ku ra zjarri, shtetasit H. I., 69 vjeç.

Si pasojë, humbi jetën në vendngjarje shtetasja H. B., 82 vjeçe. Gjithashtu, u dëmtuan 10 banorë në të njëjtin pallat, të cilët morën asistencë mjekësore dhe u larguan nga ambientet e spitalit, si dhe pati dëme të shumta materiale.

Nga veprimet paraprake të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, paraprakisht dyshohet se shpërthimi dhe më pas zjarri janë shkaktuar nga prania e tepërt e gazit në banesën e 69-vjeçarit.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe veprimet e tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu