“Të uroj më të mirat, Zoti të bekoftë”/ Mesazhi që Biden i la Trump-it në zyrë

SHBA- Donald Trump teksa kishte përpara një “mal” me dekrete për tu firmosur, siç kishte premtuar që në orët e para të mandatit të ri, ai “zbuloi” në sirtarin e zyrës presidenciale një letër të lënë për të nga Joe Biden. Ai madje mund të mos e kishte gjetur kurrë nëse një nga gazetarët nuk do ta kishte pyetur nëse Joe Biden i kishte lënë një shënim. Megjithatë, zarfin (të mbyllur) e ka mbajtur para kamerave dhe ua ka treguar gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që ndodheshin brenda në Zyrën Ovale.

“Për Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara. I dashur President Trump, ndërsa largohem nga kjo zyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat për katër vitet e ardhshme. Populli amerikan dhe e gjithë bota shikojnë nga Shtëpia e Bardhë për stabilitet në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe është lutja ime që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti, paqeje dhe hiri për kombin tonë. Zoti ju bekoftë dhe udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëzuar vendin tonë të dashur që nga themelimi i tij,” shkruhet në letër.

Trump më vonë e përshkroi letrën si një letër të bukur dhe frymëzuese. Ai gjithashtu tha se e vlerësonte gjestin. Megjithatë, nga ana e tij, Joe Biden kishte refuzuar t’i referohej përmbajtjes së letrës duke thënë se “kjo është mes meje dhe Trump”. Ai vetë mori një letër nga Trump në vitin 2021, të cilën e përshkroi si shumë bujare.