Të shtënat me armë, identifikohet i plagosuri

KUBIN- Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak minuta me parë në Kurbin, ku si pasojë e kësaj është plagosur një 22-vjeçar. I plagosuri është identifikuar si Veron Pasha. Ai ka mbërritur në Spitalin e Traumës për ndihmën e specializuar mjekësore. Bëhet me dije se i riu ka marrë plagë në këmbë, në pjesën e kofshës.

Aktualisht, ai ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është stabël. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve