Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Laçit.

Viktima është Ilirjan Lika, 40 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë portës së banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.