Një automjet policie është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku është përplasur me një furgon tip “Mercedes”.
Përplasja ka përfshirë një automjet që dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet përkatëse për dokumentimin e plotë të saj.




