“Të mbledhë mendjen”/ Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të vetëpastrohet dhe demokratizohet

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar ditën e sotme, pasi kryeministri Edi Rama shënjestroi disa nga deputetët kritikë në mbledhjen e grupit të PS. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali ka folur për një marrëveshje të re për Shqipërinë, në mënyrë që të bëhet me meritokratike dhe europiane.

Ndërkohë që në postimin e saj, deputetja ka kërkuar që Partia Socialiste të mbledhë mëndjen dhe të bëhet me demokratike. Më tej, Spiropali ka theksuar se pa një lartësim të vetvetes, nuk mund të pretendohet përmirësimi i vendit.

Postimi i Plotë:

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane. Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe. Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.