SPAK jep pretencën për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, ja sa vite burg kërkon

SPAK jep pretencën për ish-drejtorët e ARRSH, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli. Bëhet fjalë për një nga dosjet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, lidhur me disa procedura prokurimesh.

Procesi me gjykim të shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 10 vite burg për Evis Berberin për shkelje të barazisë në tendera në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod.

Ulje e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6.8 vite.

Për Gentian Gjylin, po ashtu ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, SPAK kërkoi dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Po ashtu, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, lexoi konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje.

SPAK kërkoi edhe konfiskimin e parave të sekuestruara në banesën e Ervis Berberit.