TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën për tre të pandehurit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
SPAK do të zhvillojë gjykim të shkurtuar për Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, të akuzuara për pastrim parash, si dhe për Pirro Xhixhon, të akuzuar për korrupsion, pasi të tre kanë pranuar zyrtarisht akuzat.
Ata janë pjesë e dosjes hetimore ku të akuzuar janë edhe Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” prej 21 tetorit 2024.




