Çadra për policët e plagosur – Kryeministria si “kamp ushtrie”

0
18

Pjesa e pasme e Kryeministrisë është kthyer në një lloj “kampi ushtrie”.

Këtë të hënë aty janë ngritur disa çadra për dhënien e ndihmës së parë për efektivët e policisë.

Masat vijnë pas përplasjeve të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa revolta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e shtatë.

Çadrat janë vendosur pas godinës qeveritare dhe janë pajisur me tavolina e mjete për ofrimin e ndihmës së parë.

Ato do të shërbejnë për trajtimin e menjëhershëm të punonjësve të policisë që mund të lëndohen gjatë protestave.

Pamjet pas Kryeministrisë ngjajnë me një kamp të improvizuar në terren, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për t’u përballur me incidente të mundshme gjatë vijimit të demonstratave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu