KLOS- Pas kërkimeve intensive është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika. I riu ishte shpallur i humbur që prej pasdites së të shtunës, pasi dyshohet se gjatë një aktiviteti ngjitjeje me litar pranë Urës së Vashës, është rrëzuar aksidentalisht në rrjedhën e lumit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 33-vjeçari kishte rënë në një gropë thithëse të lumit, çka e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Trupi i të riut është nxjerrë nga ujërat pas ndërhyrjes së specializuar të palombarëve. Ndërkohë, autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.




