Kryeministri Edi Rama ka rihapur edhe një herë mundësinë e dialogut me studentët, duke i ftuar në tryezën e diskutimeve për të adresuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Por, pavarësisht ftesës së përsëritur të kreut të qeverisë, studentët kanë zgjedhur të mos e pranojnë atë, duke mbajtur qëndrimin e tyre kundërshtues.
Refuzimi i ftesës lë të hapur pikëpyetjen nëse palët do të arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët përmes dialogut, apo përplasja mes qeverisë dhe studentëve do të vijojë.
