Krim i rëndë/ 43-vjeçari i merr paratë bashkëshortes 61-vjeçare, e vret dhe fsheh trupin në pus

0
21

QIPRO- Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Limasolit në Qipro, ku një 43-vjeçar me origjinë siriane dyshohet se ka vrarë partneren e tij 61-vjeçare, Olga Vasilieva, dhe më pas ka hedhur trupin e saj në një pus në zonën malore të Saittas. Gruaja ishte raportuar e zhdukur më 28 tetor, pasi familjarët dhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të prej disa ditësh.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, i dyshuari u arrestua në aeroportin e Larnakës, teksa dyshohet se po përgatitej të largohej nga Qipro drejt Bejrutit. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi vrasjen dhe i tregoi policisë vendin ku kishte hedhur trupin e viktimës. Pas udhëzimeve të tij, autoritetet gjetën trupin e 61-vjeçares brenda pusit në zonën e Saittas. Për përcaktimin e shkakut të vdekjes është kërkuar kryerja e autopsisë.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për konflikte financiare mes çiftit. Sipas informacioneve të bëra publike, 43-vjeçari dyshohet se i kishte marrë viktimës shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit, duke përdorur pretendime të rreme për probleme financiare. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e krimit. I dyshuari ndodhet në paraburgim, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij kanë nisur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu