BallinaAktualitetSituatë kaotike në Bulevard, një vajze i bie të fikët pas përplasjeve...

Situatë kaotike në Bulevard, një vajze i bie të fikët pas përplasjeve me policinë

TIRANË- Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kryeministrisë, në ditën e 171-të të tubimit kundër qeverisë. Ajo është ndihmuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët i kanë dhënë ujë.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Forcat e rendit nuk i kanë lejuar protestuesit të qëndrojnë në rrugë, duke i detyruar të zhvendosen në trotuare.

Gjatë ndërhyrjeve të policisë janë kryer edhe shoqërime protestuesish, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje fizike. Në një moment, qytetarët janë bashkuar për të penguar largimin e një furgoni policie, brenda të cilit ndodheshin protestuesit e shoqëruar.

Pavarësisht tensioneve, protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre, duke kënduar këngë patriotike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular