Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjte periferinë e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.
Tymi dyshohet se është shkaktuar nga djegia e gomave dhe mbetjeve buzë lumit Shkumbin.
Shtëllungat e tymit janë përhapur në një hapësirë të gjerë, ndërsa banorët raportojnë për një erë të rëndë dhe mbytëse.
Situata ngre shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e banorëve.



