“Shqipëria kërkon Revolucion”, buçasin thirrjet për largimin e Ramës: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

TIRANË- Me thirrje “Shqipëria kërkon Revolucion”, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës në ditën e 64-të të protestës qytetare kundër qeverisë. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kaluan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke brohoritur slogane kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Prej 64 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.