Të shtëna me armë nga një jaht luksoz në Palasë. Policia në ndjekje të autorëve

Nga ana e saj policia në Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi kanë nisur verifikimet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare. Operacioni detar vijon për lokalizimin dhe ndalimin e jahtit, ndërsa autoritetet po punojnë për verifikimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që ndodhen në bord dhe dokumentimin e plotë të rastit.

HIMARË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në një jaht në det në zonën e Palasës. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë kontrollet në zonën detare dhe janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Nga ana e saj policia në Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi kanë nisur verifikimet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare. Operacioni detar vijon për lokalizimin dhe ndalimin e jahtit, ndërsa autoritetet po punojnë për verifikimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që ndodhen në bord dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.