TIRANË- Shqipëria po përgadit ligjin për Inteligjencën Artificiale, duke u përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Ky projektligj i cili është iniciuar nga AKSHI, ka si synim rregullojë mënyrën se si zhvillohen, përdoren dhe hidhen në treg sistemet e IA.
Në kuadër të kësaj, bizneset do duhen të përballen me kërkesa të reja të cilat përfshijnë transparencë, dokumentim dhe kontrollin e rreziqeve. Sipas draftit, sistemet e Inteligjencës Artificiale do të ndahen sipas nivelit të rrezikut, ndërsa ato me rrezik të lartë do t’i nënshtrohen rregullave më të rrepta.
Në njoftimin zyrtar të AKSH-it thuhet se kompanitë që përdorin praktika të ndaluara të Inteligjencës Artificiale mund të përballen me gjoba deri në 40 -150 milionë lekë ose deri në 7 për qind të xhiros vjetore, në varësi të rastit.
“Kompanitë që përdorin praktika të ndaluara të Inteligjencës Artificiale mund të përballen me gjoba deri në 40 -150 milionë lekë ose deri në 7 për qind të xhiros vjetore, në varësi të rastit. Autoritetet do të kenë kompetenca mbikëqyrëse dhe kontrolluese. Qëllimi është garantimi i përdorimit të sigurt dhe transparent të teknologjisë”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.




