BallinaAktualitetArrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një vogëlush në kopsht

Arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një vogëlush në kopsht

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular