Shpërthim me tritol në një biznes, nuk raportohet për persona të lënduar

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërthyer një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur lëndë plasëse, tritol. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Bëhet me dije se tritoli është vendosur në hyrje të biznesit, i cili ndodhet në një kompleks shërbimesh. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje. Ato kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e incidentit dhe identifikimin e autorëve.