Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Universitetet evropiane mbeten destinacionet kryesore, ndërsa ekspertët kërkojnë kujdes ndaj agjencive të ndërmjetësimit.
Interesi i të rinjve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit po njeh një rritje të konsiderueshme nga viti në vit.
Erion Kosovrasti, ekspert i fushës, thotë se studentët po orientohen drejt shteteve evropiane si: Spanja, Austria, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas tij Zvicra vazhdon të mbetet një destinacion elitar dhe mjaft i kërkuar, sidomos për programe specifike
Por ky fluks nuk është i njëanshëm. Ka një interes në rritje edhe nga studentë të huaj për të studiuar në Shqipëri.
Rritja e kërkesës ka sjellë edhe shtimin e agjencive të ndërmjetësimit, mes të cilave ka edhe mashtruese ndaj eksperti këshillon familjet dhe studentët të bëjnë kujdes maksimal gjatë përzgjedhjes së një agjencie.













