LEZHË – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak pas mesnatës në fshatin Lalm i Ri të Lezhës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur punën për kryerjen e veprimeve të para procedurale.
Aktualisht, autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.
