Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin J. Sh., 18 vjeç, i shpallur më parë në kërkim. Ai dyshohet se më datë 09.04.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur me motomjetin që drejtonte një biçikletë me të cilën lëvizte një i mitur dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













