Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të policisë, Sylaj u arrestua rreth orës 23:40 në Deçan, pas disa ditësh kërkimesh dhe hetimesh për kapjen e tij.
Ai dyshohet se ka vrarë me sëpatë Arlinda Zekajn, ish-kunatën e tij, ndërsa pas ngjarjes ishte shpallur në kërkim nga autoritetet.
“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë’ të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, arrestimi u krye nga njësitet përkatëse pas veprimeve operative të ndërmarra për lokalizimin e të dyshuarit.



