LEZHA- Një sherr me sende të forta ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shëngjinit, ku si pasojë e kësaj është plagosur edhe një person. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.
Dyshohet se gjatë përleshjes ai është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese. Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.




