Saimir Tahiri publikon audiopërgjime, pjesë të projektit të tij

0
11

Në materialin e publikuar rikthehen disa prej përgjimeve që asokohe shkaktuan bujë të madhe në opinionin publik dhe zunë një vend të konsiderueshëm në kronikat mediatike mbi çështjen “Tahiri”. Për herë të parë, publiku ka mundësinë të dëgjojë audion origjinale të këtyre bisedave të përgjuara.

Në njërën prej regjistrimeve, personat e përgjuar diskutojnë mbi targat e automjeteve të zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke përmendur një automjet tip “Audi” si dhe emrin e Saimir Tahirit, të cilit njëri prej bashkëbiseduesve i referohet gabimisht si Kryeministër.

Vetë ish-ministri i Brendshëm ka reaguar me nota ironie në rrjetet sociale, teksa ka ndarë këtë fragment me ndjekësit e tij.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin… në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet… Work in progress….?”, shkruan Tahiri në reagimin e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu