Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh, shpëtojnë për fat kalimtarët

0
3

Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Fier, por fatmirësisht u mbyll pa pasoja.

Një depozitë uji 5 tonëshe ra nga tarraca e një pallati 8 katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, për shkak të erës së fortë, ngjarje e ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Depozita ra në një shesh pushim me lulishte e shatërvan, ku ecin kalimtarë, por në momentin e incidentit, fati deshi që në afërsi të mos kishte persona.

Një depozitë e ngjashme ndodhet ende në lartësinë e pallatit, dhe po bëhet një monitorim nëse ajo është e sigurt dhe nuk rrezikon të bjerë.

Policia bashkiake me ndërmarrjen e gjelbërimit dhe të parqeve po punojnë për lrgimin nga trotuari të depozitës së rrëzuar

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu