Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian në Bosnje, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë

0
13

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas rrëzimit të helikopterit të EUFOR-it pranë Brçkos në Bosnje-Hercegovinë, ku humbën jetën tre persona dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe gjithë komunitetin e EUFOR-it.

“Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria qëndron fuqimisht krah Italisë, vendit mik dhe aleat në NATO, si dhe në krah të gjithë komunitetit të EUFOR-it, ku personeli shqiptar shërben me krenari përkrah kolegëve italianë dhe ushtarakëve të tjerë, në një angazhim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë”, shkruan Hoxha./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu