BallinaAktualitetReshjet e dendura përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë,...

Reshjet e dendura përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm te bizneset e automjetet

VLORË, 22 Tetor 2026 — Mjaftuan vetëm pak minuta me reshje të dendura shiu që disa nga rrugët kryesore dhe nyjet më të frekuentuara të qytetit të Vlorës të mbulohen tërësisht nga uji, duke rikthyer alarmin te qytetarët dhe sipërmarrësit vendas.

Problemet më të mëdha janë shfaqur përgjatë bulevardit kryesor “Ismail Qemali”, pranë shkollës “Naim Frashëri”, bibliotekës së qytetit, si dhe në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”. Raportohet se dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara nën ujë, ndërsa bizneset e zonës ndodhen në alarm nga frika e depërtimit të ujit në ambientet e tyre tregtare.

Përmbytja e menjëhershme ka rikthyer shqetësimet e hershme të banorëve mbi nivelin e pastrimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të shvaqura dhe efikasitetin e punës së hidrovorit të qytetit gjatë goditjeve të tilla atmosferike.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular