Nisin tensionet e para përpara Kryeministrisë: Hidhen molotovë dhe digjet karrigia e “dialogut”

0
21

TIRANË, 21 Tetor 2026 — Pas një dite relativisht paqësore, tensione të reja kanë nisur rreth orës 18:20 përpara godinës së Kryeministrisë në kryeqytet.

Pasi hodhën lëndë piroteknike e kapsolla, protestuesit hodhën shishe me lëndë djegëse (molotov) në drejtim të godinës qeveritare dhe i vunë flakën një karrigeje në shesh.

Akti u krye si një reagim simbolik dhe refuzim ndaj ftesës së përsëritur të Kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa karriget e vendosura më herët nga qeveria u rrëzuan sërish në tokë nga turmat protestuese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu