Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është paraqitur në këtë seancë plenare, ndërsa mazhoranca ka kaluar direkt në votime.

Situata në Kuvend u tensionua, pasi u shoqërua me debate për raportin e Reformës Territoriale.

Në lidhje me këtë, opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me 3 muaj, por mazhoranca ishte kundër kësaj. PD bllokoi foltoren dhe kjo çoi në pushim 5 minutësh.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të kalohej në votim direkt pa diskutime.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi kaloi seancën direkt në votim dhe me 84 vota pro të mazhorancës kaloi raporti i ekspertëve i përgatitur nga bashkëkryetari i territoriales, Arbion Mazniku.