BallinaKryesore93.6 MILIARDË LEKË PËR ARSIMIN/ 500 milionë lekë për programin “Pas Shkolle”,...

93.6 MILIARDË LEKË PËR ARSIMIN/ 500 milionë lekë për programin “Pas Shkolle”, qëndrimi deri në orën 17:00

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 93.6 miliardë lekë për arsimin, ose 4.5 miliardë më shumë se financimi aktual. Fondet shtesë do të shkojnë kryesisht për bursat e studentëve, përmirësimin e shkollave dhe programin “Pas Shkolle”, që parashikon qëndrimin e nxënësve deri në orën 17:00.

Arsimi do të përfitojë 93.6 miliardë lekë nga projektbuxheti i vitit 2027, me një rritje prej 4.5 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual.

Sipas parashikimeve të qeverisë, fondet shtesë do të përdoren për mbështetjen e studentëve, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zgjatjen e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkolla.

Një nga zërat kryesorë është shtesa prej 1.1 miliardë lekësh për bursat e studentëve në nevojë, ndërsa 400 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë.

Projektbuxheti parashikon gjithashtu 500 milionë lekë për programin “Pas Shkolle”, i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në institucionet arsimore deri në orën 17:00.

Ky program është pjesë e nismës së qeverisë për zgjerimin e aktiviteteve pas mësimit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët gjatë ditës.

Ndërkohë, për kërkimin shkencor parashikohen 100 milionë lekë shtesë, me synimin për të mbështetur zhvillimin akademik dhe veprimtarinë kërkimore.

Sipas qeverisë, rritja e financimit synon të përmirësojë kushtet e mësimdhënies dhe të lehtësojë familjet, duke ofruar më shumë mbështetje për nxënësit dhe studentët.

Fondet janë pjesë e projektbuxhetit të vitit 2027 dhe mbeten të kushtëzuara nga vendimet në Komisionet Parlamentare dhe miratimi i tij në Kuvend.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular