Qëllon me armë drejt makinës së të riut në Kuçovë, shpallet në kërkim nga policia

KUÇOVË- Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Kuçovë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, ku 24-vjeçari me iniciale S. R. ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij, ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është shpallur në kërkim. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe lokalizimin e kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë/ Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar të një 24-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme./