Pas temperaturave të larta dhe përvëluese të ditëve të fundit, Korça është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga reshje intensive shiu.
Reshjet kanë nisur papritur, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike në qytet. Shiu i dendur është shoqëruar edhe me stuhi të forta, ndërsa moti është përkeqësuar brenda pak minutash.
Ndryshimi i menjëhershëm i motit ka sjellë kontrast të fortë me temperaturat e larta të ditëve të fundit në Korçë.




