Partia Socialiste ka ndryshuar vendin e deputetes Elisa Spiropali në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Spiropali është zhvendosur nga vendi ku qëndronte më parë në rreshtat e fundit të sallës së Parlamentit, pranë deputetëve të Partisë Demokratike.
Zhvendosja vjen pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe përplasjeve të forta publike me kryeministrin Edi Rama, të cilat janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.
Para dy ditësh, deputetët socialistë votuan për përjashtimin e Spiropalit nga grupi parlamentar, ndërsa të vetmit që abstenuan ishin Erion Braçe dhe Bledi Çuçi.
Vendimi pasoi largimin e saj nga forumet drejtuese të PS-së, të kërkuar nga Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare më 14 nëntor.
