Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Shqipëria nuk është në shitje

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë lënë në mesazhin gjigand në Bulevard me mbishkrimin: “Shqipëria nuk është në shitje!”. Protestuesit e kanë cilësuar atë si një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë.

Me këtë slogan, qytetarët shprehën kundërshtimin ndaj politikave që, sipas tyre, prekin interesat publike dhe pasuritë e vendit, duke theksuar se Shqipëria nuk është pronë private që mund të vendoset në dispozicion përmes vendimeve qeveritare.

“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Nuk na përfaqësoni”, dhe “O erion o legen prite Ramën se po vjen”, janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.

Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira