Protestuesit dorëzojnë padi në SPAK për librin “Albanian Files”

Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të SPAK, ku kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”, të cilën e cilësojnë që si një provë krimi.

Gjithashtu kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe një kallëzim penal që do të ia dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme.

“Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi.

Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme.

Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik. Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve.

Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë.”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnika.