CËRRIK- Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me atë të Elbasanit në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Protestuesit argumentuan se ky ndryshim do të dëmtojë rëndë përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin e përgjithshëm social e ekonomik të zonës.
Banorët e pranishëm në tubim lëshuan një paralajmërim të fortë se protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen nëse zëri dhe kërkesat e lor nuk merren parasysh nga institucionet.
Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re parashikon zvogëlimin e bashkive në qarkun e Elbasanit nga shtatë në katër, duke përfshirë edhe bashkimin e Cërrikut e Belshit me Elbasanin.




