Procedohen dy shtetas në Cërrik pas një konflikti fizik

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit M. M., 37 vjeç dhe K. V., 66 vjeç.

Sipas informacioneve, dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan