BallinaMë të lexuarat - ZGJEDHJA E LEXUESVEPrani e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonë misër

Prani e aflatoksinës, AUV refuzon importin e mbi 25 tonë misër

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, ka konstatuar praninë e aflatoksinës mbi kufijtë e lejuar në produkte të një kompanie nga Gjilani, duke ndërmarrë masa për refuzimin e importit, ndalimin e shitjes dhe tërheqjen e produkteve.

Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25 mijë e 120 kg misër merkantil, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksinë totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg.

Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Gjatë inspektimeve të mëtejshme, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. Inspektorati i AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi.

Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë.

Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular