Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 17 prill 2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur shtetasi me inicialet I. D., rreth 45 vjeç. Dyshohet se plagosja është kryer me armë zjarri.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.