Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari, dërgohet në Spitalin e Traumës

Një 35-vjeçar nga Kurbini, i identifikuar si Akil Tahiri, është plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes apo motivet e plagosjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm të përfshirë në ngjarje.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.