BallinaPolitikëPërjashtimet nga Partia Socialiste me "firmën" e Ramës: Nga "babai politik" tek...

Përjashtimet nga Partia Socialiste me “firmën” e Ramës: Nga “babai politik” tek “mamica” e PS-së! (Historiku i përplasjeve)

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS së pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blendi Klosi, por ajo nuk ishte e vetmja, pasi kjo parti ka një histori të gjatë përjashtimesh që nis me ish-kryeministrin, Fatos Nano.

Në vite, vendimet për largimin nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese janë marrë për arsye të ndryshme, kryesisht në sfondin e përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve brenda së majtës.

Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.

Lista e largimeve dhe përjashtimeve vijoi edhe në vitet pasuese. Në vitin 2021, Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, ndërsa ditën e djeshme vendimi përjashtues nga forumet e partisë u mor edhe ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, vendim të cilin e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi pas Asamblesë së ditës së djeshme.

Historiku i plotë i përjashtimeve:

2007 – Fatos Nano përjashtohet nga PS, Edi Rama u komunikoi gazetarëve se në projektin politik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk është më pjesë.

2007 – Përjashtohen gjashtë deputetë socialistë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta përjashtohen nga Grupi Parlamentar pas votës për Bamir Topin President.

2011 – Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Vendimi merret pas mosrespektimit të qëndrimit politik të PS-së.

Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

2015 – Tom Doshi përjashtohet nga Grupi Parlamentar.

2016 – Koço Kokëdhima shkarkohet nga funksionet drejtuese të PS.

2017 – Saimir Tahiri përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe forumet.

2021 – Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste.

2026 – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca përjashtohen nga forumet e PS.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular