ELBASAN- Pamjet e publikuara tregojnë shkallën e lartë të shkatërrim, nga shpërthimi që shkaktoi një viktimë dhe disa të plagosur. Siç shihet edhe në video, ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.
Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme. Nga shpërthimi. një person vijon të jetë edne i zhdukur nën rronojat e pallatit, ndërkohë autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e 69-vjeçarit
