Nis marshimi nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

TIRANË- Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Me pankarta të cilat mbajnë mesazhe të ndryshme, qytetarët kanë zgjedhur të shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj politikave në vend.

Më herët, aktivistja Luçiana Kola deklaroi se në podiumin folës më vonë do të ketë një deklaratë zyrtare mbi vijimësinë e protestës.