“Nesër te Parlamenti!”/ Mbyllet protesta 57-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 57-të të protestës së tyre. Ata nisën organizimin në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas vijuan marshimi drejt Kryeministrisë. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim.

Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Aktivisti Arben Kola tha se pas skandalit të Kanye West, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Blendi Gonxhe. Ai shtoi se vendi ka nevojë për infrastrukturë, energji, ujë dhe transport interurban, jo për të tilla evente.

Aktivistja, Arvina Lleshi renditi arsyet se pse po protestojnë qytetarët shqiptarë, në ditën e 57-të të revoltës së tyre. Duke folur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Leshi deklaroi se fëmjët nuk kanë parqe për të kaluar kohën e lirë.

Pas mbylljes së fjalimeve ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit. ,“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, këto ishin thirrjet që shoqëruan marshimin e tyre